Revista e njohur Condé Nast Traveler shpalli Vjenën destinacionin më të mirë evropian në vitin 2019. Në listën e dhjetë qyteteve të preferuara në botë për udhëtime, kryeqyteti austriak është në vendin e katërt, pas Tokios, Kiotos dhe Singaporit.
Pas Vjenës janë Osaka, Kopenhagen, Amsterdam, Barcelona, Taipei dhe Sidnei. Qoftë për histori, filozofi apo muzikë, Vjena tërheq vizitorë nga e gjithë bota me ofertën e saj të larmishme kulturore. Në Vjenë, ju mund të vizitoni katër muze në ditë, por gjithmonë ka diçka tjetër për të parë. Në motin më të ftohtë mund të shihni shfaqje live në Shtëpinë e Operës Shtetërore.
Revista e respektuar “Condé Nast Traveler” ka dhënë çmime për lexuesit për më shumë se 30 vjet, dhe këtë vit, nga 1 prilli deri më 30 qershor, gjithsej 600.000 lexues amerikanë dhe britanikë votuan për destinacionet, hotelet dhe tërheqjet e tyre të preferuara./koha.mk.
Haxhiu reagon pas sulmit në Skendera
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...