Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar Kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Osmani ka thënë se me Phillips kanë pasur diskutime shumë të mira.
“Diskutime shumë të mira sot edhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, me Kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve”, ka shkruar Osmani.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1467829060046020/?type=3&theater
Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër të Këshillit për Siguri Kombëtare, Osmani ka takuar sot zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, i cili është edhe Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Vjosa Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndër të tjera ajo është takuar edhe me John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ku ka diskutuar reth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim.
Ndryshe Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...