Në emisionin më të ndjekur në nënqiellin shqiptar “Opinionit” të Blendi Fevziut në Tv Klan, me temë “Nesër, Shqiptarët përballë Serbeve”, i ftuar nga shqiptarët e Maqedonisë është shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi.
Në fillim të emisionit, Grubi theksoi se për përballjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka 3 shtetësime. Shqetësimi i parë, tha Grubi, është arritja e fitores së kombëtares Kuq e Zi, shqetësimi i dytë që ndeshja të kalon në atmosferë pozitive dhe shqiptarët të tregohen komb i civilizuar, dhe shqetësimi i tretë për Grubin është pamundësia që gjithë ato tifozë Kuq e Zi të mund të jenë në stadiumin e Elbasan Arena”, transmeton Zhurnal.
Blendi Fevziu, në emisionin që akoma po vijon, të ftuar ka Artan Grubi, Mimoza Kusari, Taulant Balla, Altin Rraklli, Greis Petrovic, Berat Buzhala, Ilir Shulku dhe Vilma Masha, dhe ku debatohet ndeshja e nesërme mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe. Mesazhi kryesor është sjellja korrekte nga ana e shqiptarëve, për të rikonfirmuar krenarinë, bujarinë dhe civilizimin kombëtar para syve të Botës, shkruan Zhurnal.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...