Trajneri i Arsenalit, Unai Emery kishte vendosur në formacionin startues një skuadër të fortë në miqësoren e së martës kundër Reading.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte e para për trajnerin e sapo emëruar të skuadrës së Reading – Mark Bowen, transmeton portali arbresh.info.
Rezultati ishte 2 me 2 dhe Sam Baldock shënoi dy golat për skuadrën e Reading.
Ish lojtari i Brightonit i dhuroi epërsinë Reading vetëm disa momente para se skuadra e Arsenalit, e cila përbëhej nga lojtarët kryesor si Mesut Ozil, Ashley Maitland Niles, Hector Bellerin, Rob Holding dhe Shkodran Mustafit, të barazonte gjithçka.
Por, Baldock ishte lojtari që qeshi i fundit për shkak se shënoi edh golin e dytë për t’i siguruar një barazim Readingut./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...