Vedat Muriqi kishte një paraqitje të shkëlqyer kundër Malit të Zi derisa po vëzhgohej nga reprezentuesit e gjigantëve si Atletico Madridi, Tottenham Hotspuri dhe Lazio.
Sulmuesi i Kosovës la një tjetër shenjë duke shënuar golin e dytë në fitore 2 me 0 kundër Malit të Zi në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
Muriqi ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë dhe brenda 90 minutave lojë Malit të Zi, lojtari nga Prizreni bëri 50 prekje të topit, fitoi 14 përballje dhe tetë duele ajrore.
Katër nga tetë goditjet e tij ishin brenda portës duke regjistruar kështu një tjetër paraqitje teksa vazhdon të tërheq vëmendjen e klubeve gjigante në Evropë.
Siç raporton gazeta turke Sabah, performanca e Vedatit në “Fadil Vokrri” ka marrë notë kaluese teksa thuhet se aty ishte ndjekur nga Atletico Madridi, Tottenham Hotspuri dhe Lazio./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...