Kryeministri Edi Rama jep një mesazh lidhur me vendimin e 18 tetorit për çeljen e negociatave, teksa bashkë me homologun maqedonas janë nisur drejt Brukselit.
Rama thotë se sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
Megjithatë ai konstaton se po bëhet maksimumi që të merret Po-ja e merituar.
“Me realizëm po gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë Po-në e merituar. Më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Edhe Franca e njeh progresin e bërë, e cila kërkon sot shumë më tepër nga BE se sa nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Tani po nisem në Bruksel sëbashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partisë Socialiste Europiane për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, thotë Rama/express
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?