Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.
Përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani Fehmi Kongjeli në mes të tjerash ka folur për prurjet eventuale në grup.
“Nuk dua të përmend emra pasi mund të dëmtohet procesi”, tha fillimisht Kongjeli në RTK.
“Nuk ka futbollistë të Bundesligës që nuk ka një apo dy futbollistë shqiptarë, po flasim për grupmoshat e reja”, vlerësoi Kongjeli.
“Janë afër 100 futbollistë të rinjë që garojnë në Bundesliga”, tregoi Kongjeli. /Zeri/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...