Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, është shfaqur para gazetarëve në konferencë për media një ditë para përballjes me Kosovën në “Fadil Vokrri”.
Duke folur për ndeshjen, trajneri i Malit të Zi u pyet edhe për sulmuesin shqiptar që ka në skuadër, Fatos Beqiraj.
Për Beqirajn do të jetë sfidë emocionuese, pa luan për herë të parë kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Hadzibegic është pyetur nëse Beqiraj do të jetë kapiten, por refuzoi të tregojë.
“Fatosi është djalë shumë i mirë dhe ne jemi të lumtur që e kemi në ekip. Për kapiten do të shihet nesër pasi ende nuk është bërë ekipi i parë”, deklaroi ai. /Gazeta Express/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...