Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.
Së fundmi, mbrojtësi i Kosovës Florent Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi në ‘Facebook’ ku shihet së bashku me Vedat Muriqin, Leart Paqaradën, Atdhe Nuhiun dhe Benjamin Kolollin.

Ndërkaq, në hapësirën për komente ka shfrytëzuar rastin të komentojë edhe Milot Rashica, i cili ka shprehur ‘xhelozi’ duke shkruar: “Wuee, po de po”.
Gjithashtu, në postimin e Hadërgjonajt komentoi edhe mesfushori nga Kosova Xherdan Shaqiri.
“Bishat”, ishte komenti i yllit të Liverpoolit.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...