Ecni ngadalë? Kujdes, se trupi juaj po ju dërgon sinjale të këqija. Sipas një studimi të publikuar nga BBC, nëse ecni ngadalë në të 40-at, atëherë mund të jeni duke u plakur më shpejt se ç’duhet.
Të jesh i ngathët mund të jetë një shenjë e një truri dhe një trupi të plakur. Shkencëtarët kanë kryer një test me persona të kësaj grupmoshe.
Testi i ecjes zakonisht u bëhet moshave mbi 65 vjeç për të parë parametrat e forcës së muskujve, mushkërisë, drejtpeshimin, shtyllën kurrizore dhe shikimin.
Por dhe vetë shkencëtarët e mbledhur nga shumë vende të botës u habitën kur panë rezultatet te personat që sot janë 45 vjeç në Zelandën e re ku dhe u krye eksperimenti me matje ndër vite. Më i shpejti prej tyre ecte me 2 metër për sekondë pa vrapuar.
Ndërsa ata që nuk e arrinin këtë parametër shfaqën probleme edhe në mushkëri, dhëmbë dhe sistemin imunitar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...