Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar rreth kufirit sirian të Ras al-Ain, pasi që forcat turke vazhdojnë operacionin e tyre ushtarak në verilindje të Sirisë.
Turqia thotë se e ka marrë qytetin por Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët e kundërshtojnë këtë, transmeton portali arbresh.info.
Turqia gjithashtu ka mohuar shënjestrimin e forcave amerikane pasi Pentagoni tha që trupat në perëndim u vunë nën zjarr.
Të paktën 30 civilë raportohen të vrarë dhe më shumë se 200,000 të shpërngulur në katër ditë luftimesh.
Vendimi i presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga zona shkaktoi në mënyrë efektive inkursionin turk kundër SDS – aleatët kryesorë perëndimorë në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik./arbresh.info/
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...