Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, kanë operuar 11 pacientë me probleme në zemër.
6 fëmijë tëoperuar nga ekipi italian, i udhëhequr nga Dr. Bruno Murzi, me ndihmën e ekipit vendor, i udhëhequr nga Dr.Adem Grbolar dhe ekipi i kardiokirurgëve tjerë, kishin defekt të bashkëlindur të zemrës, defekt të septumit ventrikular, defekt tëseptumit atrial, si dhe duktus perzisten arterial.
Fëmijët janë përzgjedhur nga Klinika e Pediatrisë, dr. Ramush Bejiqi dhe ekipi kardiologjisë pediatrike.
Pacientët e operuar janëpa asnjë komplikim postoperativ.
Ndërkaq, 5 pacientë të moshës së rritur kishin probleme me aneurizmëne aortës, sëmundje të valvulave dhe sëmundje koronare.
Të gjithë pacientët e operuar janë lëshuar në mjekim shtëpiak, pas trajtimit postoperativ, pa komplikime
Mjekët italianë do ta vizitojnë sërish Kosovën, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe thellimit të bashkëpunimit me mjekët kosovarë. /arbresh.info/

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...