Burim Ahmetaj nga QNR: Nga 314 vendvotime QNR-ja ka rinumëruar 95 prej tyre

10:56 | 12 Tetor 2019
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në këtë mbledhje është raportuar lidhurme rinumërimin e vendvotimeve,  Po ashtu raportim lidhur me periudhën e votimit përmes postës.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka thënë se deri dje është kryer rinumërimi i një pjese të kutive të votimeve dhe se sot do të vazhdohet edhe me pjesën tjetër.

“Eshtë duke vazhduar procesi i rinumërimit dhe se deri me datën 11 tetor janë rinumëruar 95 vendvotime. Te votat me kush kemi vazhduar me vendosjen e numrave e më pas do të regjistrohen në bazën e të dhënave. Dhe ne nga prej orës 11 do të vazhdojmë me rinumërim. Futja e të dhënave në sistem për votat e subjekte janë procesuar 70.37 % e votave për kandidatë janë procesuar 50.45% e të dhënave. Jemi në regjistrimin e votave me kusht në bazën e të dhënave”.

Tuje tha se jemi ne procesin e procedimit te dhënave dhe do te na merr edhe disa ditë kohë.

“Jemi ne procesin e procedimit te dhënave dhe do te na merr edhe disa dit kohe. Nuk mund te them se mund te kryhet për 2-3 ditë por jemi duke punuar shumë që në ditët ne vijim do ta kemi raportin nga audtimi sepse gjithmonë problemin me të madhë e kemi te votat e kandidatëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka sqaruar se formularët e vjetër të rezultaeve do të publikohen, por edhe formularët e ri në mënyrë që të bëhen krahasime.

“Formularët e vjetër të rezultateve do të publikohen, por edhe formularët e ri në mënyrë që të bëhen krahasime”, tha ajo.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) edhe pas më shumë se një orë debat nuk kanë arritur që të merren vesh se çka do të ndodh me 4500 vota të pranuara me vonesë nga diaspora si dhe 3400 të tjera të ardhura nga Serbia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale