Turqia ka marrë masa të rrepta sigurie para ndeshjes kundër Shqipërisë në stadiumin “Sukru Saraçoglu”.
Nga pamjet të cilat mund t’i shihni më poshtë (ose duke klikuar këtu), makina të mëdha kanë bllokuar rrugët para takimit mjaftë të rëndësishëm mes dy skuadrave kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Për një gjë të tillë kishte dhënë sinjale edhe Federata e Futbollit të Turqisë duke paralajmëruar madje se nuk lejohen asgjë tjetër përveç simboleve kombëtare, daulleve dhe fanellave e shallave kuqezinj.

Ndryshe, ndeshja kundër Turqisë është shpresa e fundit për kualifikim për kombëtaren shqiptare.
Asgjë tjetër përveç një rezultati pozitiv nuk i duhet djelmoshave tanë në ndeshjen që fillon në ora 20:45.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë