Pas pothuajse një ore ka përfunduar takimi i Kryetarit Isa Mustafa me përfaqësuesit e CDU-së.
Pas takimit para mediave Mustafa ka treguar se në këtë takim ka diskutuar për zgjedhjet.
“Sot kisha nderin ta takoj deputetin e CDU-së dhe të bisedoj më të lidhur më procesin e zgjedhjeve. Ne kemi relacion e të mira dhe të afërta më CDU-në. Ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim. Ju falënderova për përkrahjen e Gjermanisë në të gjitha proceset tona. Lidhur më procesin zgjedhor e njoftova që ky proces nuk ka përfunduar pasi që jemi dy parti më vota të njëjta dhe s’ka fitues pa përfundimin e gjitha votave. Ne si parti kemi pas objektiv bashkëpunimin dhe ky objektiv do të jetë edhe më tej. E njoftova se kemi biseduar më VV lidhur më një koalicion të përbashkët. Edhe gjatë kësaj jave edhe në javën në vazhdim ne do të bashkëpunojmë për harmonizim të disa çështjeve. Pastaj kur të përfundon procesi i certifikimit të rezultateve të ulemi dhe të bisedojmë për një koalicion”.
E deputeti i CDU-së në Bundestag, Volmar Klein, pas takimit me Mustafën tha se Gjermania do të përkrah përherë LDK-në në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Siç dëgjuam procesi zgjedhor s’ka përfunduar akoma. Jam i lumtur që jam në Prishtinë dhe ta përgëzoj LDK-në për rezultatin dhe për bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Kemi një bashkëpunim të mirë më LDK-në. Na gëzon fakti se LDK fokusohet në zhvillim ekonomik, punësim e në luftimin e krimit të organizuar të korrupsionit. Partia jonë jemi të lumtur që kemi mundësin të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Nëse arrin LDK ti përmbush këto prioritete do të jetë e mirë për Kosovën. Për të krijuar kushte të mirë për zhvillim ekonomik pjesë e saj është edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe LDK duhet të jetë pjesë e saj dhe ne do të jemi mbështetës”, tha ai./arbresh.info/
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...