Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2019, për arritjet më të larta në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe fusha tjera me interes publik në shtet.
Çmimi për arritje në shkencë do t’i jepet akademikut Ljupço Kocarev, ndërsa në fushën e artit dhe kulturës do t’i jepet aktorit Petar Mirçevski dhe artistit Dimitri Duracoski.
Sipas nenit 4 të Ligjit për çmime shtetërore, çmimi “11 Tetori” jepet për arritje të larta në shkencë, art, ekonomi dhe fusha tjera. Brenda një viti më së shumti mund të jepen pesë çmime.
Këtë çmim e ndan Bordi i çmimeve shtetërore, i përbërë prej kryetarit dhe 12 anëtarëve, të cilët shpallin konkurs dhe më pas marrin vendim.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit