Çmimi Nobel i është dhënë shkrimtarit Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit dhe mik i Radovan Karaxhiqit, të dënuar për masakrën e Srebrenicës në Bosnje.
Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta për shkak se çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që kishte mohuar krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit dhe madje kishte simpati për liderin kriminel.
Ndërkaq në të njëjtën ditë që Handke mori çmimin, është bërë një peticion, në të cilin kërkohet revokimi i dhënies së Nobelit për shkrimtarin austriak, shkruan Gazeta Express.
“Peter Handke është një apologjist i “Kasapit e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit. Personit i cili ka qenë përgjegjës për mijëra vdekje të të pafajshmëve dhe dhjetëra mijëra gra e burra janë dhunuar. Një person që ka mbrojtur një monstrum nuk e meriton as të njihet në letërsi e lëre më çmimin Nobel. Le të dërgojmë një mesazh të qartë për Komitetin e Çmimit Nobel se ne nuk i harrojmë përkrahësit e masakruesve”, thuhet në peticion.
Edhe Shoqata Amerikane e Shkrimtarëve e ka kundërshtuar dhënien e çmimit Nobel për Letërsi t’i jepet dikujt që vazhdimisht i ka mohuar krimet e luftërave, të cilat janë të dokumentuara.
Edhe shkrimtari me famë botërore, Salman Rushdie në një bisedë virtuale në Twitter me ambasadoren kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, se ka shkruar për idiotësitë e Handkes njëzet vjet më parë dhe se pajtohet që dhënia e Nobelit këtij shkrimtari është goditje në fytyrë për të gjithë viktimat e Millosheviqit.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...