16 vjeçarja nga Ferizaji, Rea Sylejmani, është duke përfaqësuar Kosovën në Bruksel në kuadër të ngjarjes “European Week of Action for Girls” si anëtare e grupit monitoruese Respect Our Right.
Gjatë kësaj ngjarjeje Rea pati rastin të flas para deputetëve të Parlamentit Europian duke i ngritur çështjet e barazisë gjinore me rëndësi për vajzat dhe gratë në Kosovë dhe më gjerë.
Save the Children, zyra në Kosovë bëjnë të ditur se grupi Respect Our Right ku bënë pjesë Rea, është themeluar nga kjo organizatë dhe së bashku me Organizatën Syri i Vizionit është mbështetur me ngritje të kapaciteteve të fëmijëve për të kërkuar të drejta më të mira për fëmijët në Kosovë.

Ngjarja European Week of Action for Girls (EWAG) ka filluar të mbahet nga 6 tetori dhe do të zgjas deri nesër.
European Week of Action for Girls (EWAG) organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëate të Vajzave.
Kjo është hera e shtatë që mbahet ky eveniment ku kërkohet nga BE-ja që të mbrohen të drejtat e vajzave.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...