Gjykata Themelore në Gjilan e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurës B. B..
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin.
Me këto veprime, e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan