Real Madridi raportohet të jetë i pakënaqur me peshën e lojtarit të transferuar gjatë verës – Eden Hazardit.
Qysh pas transferimit në Bernabeu nga Chelsea gjatë verës, Hazard nuk ka arritur të impresionoj zyrtarët në klub duke shënuar vetëm një gol brenda gjashtë paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Kalimi i belgut nga Premierë Liga në La Liga është penuar edhe nga një lëndim që lojtari pësoi në ditët e fundit të ndeshjeve parasezonale.
Megjithatë, bazuar në raportet në Spanjë, anëtarët e stafit të trajnerëve në Real Madrid besojnë se 28-vjeçari ka ende nevojë të humbas peshë gjatë javëve të ardhshme.
‘Los Blancos’ thuhet se dëshirojnë që lojtari të humbas përafërsisht 4 kg në mënyrë për të përmirësuar nivelin e performancës së tij në Bernabeu./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...