I ftuar sot në emisionin “Top Talk” ishte deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi.
Ndër të tjera, Murrizi bëri të ditur kushtin e panegociushëm që opozita ka përsa i përket Reformës Zgjedhore.
Gjatë bisedës, ai i mëshoi disa herë nevojës urgjente, sipas tij, të ndryshimit të sistemit zgjedhor. I pyetur nëse Murrizi e kushtëzon votën e tij për Reformën Zgjedhore me sistemin, përgjigjja ishte:
“Absolutisht po dhe nuk votoj asnjë rekomandim të OSBE/ODIH-it nëse nuk merret për bazë ndryshimi i sistemit zgjedhor.”
Përsa i përket faktit, nëse deklarata e lartpërmendur ishte qëndrim grupi apo personal, Murrizi u shpreh:
“Unë kam paraqitur pak më parë një dokument nënshkruar nga 39 deputetë opozitarë që janë sot aty në parlament , të cilët detyruan komisionin e Reformës Zgjedhore që të fusë në agjendën e tij si pikë të punimeve të këtij komisioni, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këtë sistem me lista të kyçura e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia. Para pak ditësh isha me Damian Gjiknurin në Vjenë dhe nuk besoj se ne jemi më avant-garde se Austria… [ata] kanë listën e partive, por kanë edhe listë deputetësh që secili qytetar voton subjektin që do. Listat tona janë lista të kyçura, çdo opsion tjetër të mundshëm përveç këtij sistemi , që është sistem që vret demokracinë, edhe në shtet, edhe në parlament, edhe në parti .. çdo sistem tjetër që deputet i zgjedhin qytetarët do ta votoja me qejf, pa rekomandime të OSBE-ODIHR-it.”/tch
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës