Kryeministri bullgar Boyko Borissov është deklaruar në rrjetet sociale në lidhje me procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai shkruan se në mbledhjen e sotme qeveritare është sjellur vendim që Sofje të mbështesë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bullgaria është e qëndrueshme në mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor duke pasur parasysh se procesi i inkuadrimit është forcë shtytëse kyçe për reforma dhe stabilitet në rajon. Bullgaria e përshëndetë dhe mbështetë rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë. Në të njëtën kohë, Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së veriut në BE të shoqërohet me legjitimimin evropian të ideologjisë anti-bullgare të sponsoruar nga shteti”, shkruan kryeministri bullgar.

Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike