Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj bashkë me stafin e tij priti në takim Sasho Tasevski, drejtor i Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Takimi i realizuar kishte për qëllim konfirmimin e bashkëpunimit të të dy policive në angazhimet ku përfshihet: bashkëpunimi ndërkufitar, koordinimi i ndërsjellë dhe mbulimi i përbashkët i kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe shkëmbimi i informacioneve me interes të përbashkët për parandalim të kriminalitetit.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta rreth planifikimit të masave për siguri në lidhje me sigurimin e ndeshjes së futbollit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës gjatë 2020-ës, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët. /arbresh.info/


Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...