Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë.
Këtë deklaratë ai ka bërë në komisionin parlamentar për çështjet europiane të Parlamentit holandez, i pyetur nga deputetë, nëse duheshin hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ose jo.
Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 Tetor apo samitin e liderëve europianë në 18 Tetor.
Por ai ka bërë të kuptohet se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar. Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti./abcneës.
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...