Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq tha sot se populli serb në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të së dielës e bëri shumë të qartë që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të bashkuar me shtetin e tyre, Serbinë.
Ai tha në një intervistë për RTS se pa folur me Listën Serbe, e cila sipas tij, fitoi të gjitha 10 ulëset e garantuara në Kuvend është e pamundur të formohet një qeveri e re në Prishtinë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Lista Serbe e Goran Rakiqit në votimet e së dielës ka siguruar 52.530 ose në përqindje 6.67.
Pas numërimit të 98.47% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 200.953, vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402, apo 21.25%.
Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%, ndërsa Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...