Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë.
Presidenti Thaçi shprehu mbështetjen e tij për komunitetin LGBTI, duke i cilësuar si luftëtarë të vërtetë të Kosovës së re.
“Ju keni të drejtë të insistoni në të drejtat që ju takojnë. Mund të kemi dallime të shumta politike, kulturore e shoqërore, por këto debate nuk guxojnë të rrezikojnë të drejtën dhe identitetit të askujt. Jeni luftëtarë të vërtetë të Kosovës së re. Do të më keni partner dhe do të keni mbështetjen time në rrugëtimin tuaj”, është shprehur Thaçi.

Avokatik i Popullit, Hilmi Jashari, tha se duhet edhe më të tepër angazhim për të drejtat e komunitetit LGBTI.
“Koordinimin e institucioneve ende e kemi sfidues. Edhe roli i institucioneve të drejtësisë është shumë i rëndësishëm. IAP do të mbetet gardian i të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të atyre LGBTI”, deklaroi Jashari.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Liridon Veliu, kërkoi që zbatueshmëria e ligjeve të fuqizohet më tepër, sidomos në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTI.
“Gjatë fushatës elektorale është vërejtur trend pozitiv karshi qëndrimeve në lidhje me të drejtat e njeriut. Por, duhet ende shumë punë, sidomos implementimin e ligjeve për barazi gjinore dhe mbrojtjen nga diskriminimi”, deklaroi Veliu.

Aty ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Java e Krenarisë do të ketë shumë aktivitete, të cilat prekin çështjet politike, sociale e artistike në lidhje me komunitetin LGBTI./arbresh.info/

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend