Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i quan zgjedhjet në Kosovë një shembull i kulturës demokratike dhe ka uruar përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljet e tyre në këto zgjedhje.
Në shkrimin e saj në Facebook, tha se dëshiron që të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e institucioneve për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Shkrimi i plotë
Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.
Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.
Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.
Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë. ?? ??
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney