Albin Kurti ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ku rezultoi fitues me mbi 25% të votave.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/697934434039777?__xts__[0]=68.ARCSNfnplN8F0FIIaCpcrZq3IwOS6zvUl1qf3Ww5pycm-Jxtu6_drxy7ETrRqbGdZVtzHhh4_UIGNjNCGSbhOtpNl8lL5iv25lhd2mVnHgE_TftoUapOY-QFB5r-X_nzeB3-SizO0xUwupHUogx3yjUZWgn9U8mN2GduKcY6kk6t47wNXtOV98V6E3fXq-gO25K3pFosT3dNYCARhXLhkGRfXdGpwDYIhuyrAPhNiG0qZCm7uoyaTABv7MHzaxIoVihMDZ4sQIRxD76ZgXn2XVu9cp4_omKkCZp9o2mi_F5vshfaSzIGNZ65vZg1PC0ixv992EQbx8lF-L1AR8k&__tn__=-R
Mesazhi i Kurtit:
Mirëmëngjes të dashur qytetarë,
Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.
Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.
Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.
Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.
Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.
Sepse: Erdhi dita!
Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...