Ky medium shkruan edhe për koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.
Shkrimi i plotë:
Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.
Vetëvendosja e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.
Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.
Këto janë zgjedhjet e katërta që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.
Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.
Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.
Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat./indeksonline.
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...
Nis seanca, minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit
Haxhiu pret deputetët opozitarë deri në orën 24:00
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...