Policia e Shtetit në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.
Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë. Ambasadori Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.
Dy agjentë policie humbën jetën të premten në Trieste. Ata u vranë brenda komisariatit, ndërsa autori i ngjarjes është një 29-vjeçar dominikan./abcnews.al
Goditje nga këndi aleati më i madh i Arsenalit këtë sezon, ‘...
Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje pë...
Rikthim i madh i Rey Manaj tek Sivasspori – katër gola...
Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Rama: Brenda kishte artist...
Britania e Madhe i bashkohet operacionit shumëkombësh në Ira...
Amerikanët publikojnë video: Sulmuam Iranin me bombardues të...