Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës.
Kuqezinjtë në muajin tetor do të përballen me Turqinë dhe Moldavinë, dy sfida të rëndësishme dhe që të dyja luhen në udhëtim.
Trajneri Edy Reja ka publikuar listën me 25 futbollistë të ftuar, ndërsa nëntë të tjerë janë në listën rezervë, apo thënë ndryshe të gatshëm nëse ndodh ndonjë lëndim.
Jashtë kësaj liste ka mbetur kapiteni Mërgim Mavraj për shkak të një lëndimi, ndërsa nuk është grumbulluar fare Armando Sadiku edhe pse po kalon formë të mirë.
Në listën e pritjes ka mbetur çuditërisht Taulant Xhaka, por aty ndodhen edhe lojtarë si Endri Çekici, Ergys Kace, Naser Aliji apo Ivan Balliu.
Risitë në këtë grumbullim janë talenti i Young Boys Bern, Taulant Seferi që më parë ka luajtur për shpresat si dhe Lindon Selahi.

Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...