Barcelona raportohet se mund të shfrytëzoj sulmuesin Antonio Griezmann si një peshë plotësuese në transferimin e mundshëm të Neymarit teksa thuhet se francezi ka prishur raportet me Lionel Messin.
Përforcimi 120 milionësh i Barcelonës ka pranuar se rrallë ka folur me magjistarin argjentinas qysh pas arritjes së tij ndërkohë që ka pasur një fillim mjaftë të përzier te klubi i ri i tij, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta franceze Le10sport pretendon tani se dyshja ende nuk janë lidhur dhe se Barcelona mund të përfundoj duke kthyer ambiciet e tyre në ribashkimin me sulmuesin e Paris Saint Germainit – Neymarin.
Edhe pse ka shënuar tri herë qysh pas transferimit të tij në Camp Nou, Griezmann ka qenë një figurë mjaftë frustruese pas dështimit për tu vendosur në sistemin e Ernesto Valverdes.
28-vjeçari është vënë gjithashtu nën një presion të madh te kampioni në fuqi në mungesë të Messit, i cili ka pasur probleme me lëndime që nga fillimi i sezonit të ri.
Besohet se Messi ka një raport shumë të afërt me sulmuesin Luis Suarez dhe se dyshja kanë preferuar rikthimin e Neymar në klub./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...