Drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu, në seancën e sotme i ka informuar anëtarët e Komisionit kuvendar për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim se do të sillet ligj i ri për Agjencinë për Zbulim, në vend të atij ekzistues që është nga vitit 1995, ndërsa sipas rekomandimeve të NATO-s duhet të sillet deri në fund të këtij viti.
Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim Trajko Veljanovski, informoi se kanë rekomanduar të kyçen të gjitha subjektet politike, sidomos ato opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Veljanovski tha se në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, Komisioni do të kryejë inspektim në punën e Agjencisë, ndërsa drejtori do të duhet të referojë për zgjidhjet kadrovike, si dhe punën e përgjithshme.
“Mbikëqyrja është në kuadër të kompetencave që i ka komisioni. Disa pyetje që janë bërë dhe për të cilat është dhënë përgjigje, do të kontrollohen në terren”, tha Veljanovski.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin