Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar të premten gjatë një konference për media emërimin e ambasadorit Richard Grenell si emisar në negociatat e ardhshme Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Express.
Shefi i shtetit serb pas takimit me zyrtarë të Listës Srpska në Beograd ka thënë se do të realizojë një telefonatë me emisarin e sapoemëruar të Trump.
Ai ka thënë se emërimi i Grenell ka qenë befasues për Beogradin duke rikujtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar në kornizën e BE’së dhe se SHBA’të tashmë kanë emëruar përfaqësuesin speciale për Ballkanin perëndimor Matthew Palmer.
“Do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë kjo“ ka thënë ai.
Në Kosovë ndërkaq, është mirëpritur emërimi i bërë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Liderët kosovarë kanë shkruar se kjo është shenjë se Amerika do të përkrahë një marrëveshje Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit