Krzysztof Piatek nuk pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Genoas këtë vikend.
Bazuar në atë që është duke raportuar Tuttosport, trajneri Marco Giampaolo është duke u përgatitur për të lënë në bankinë sulmuesin polak për ndeshjen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.
AC Milani luan kundër Genoas, ish skuadrës së Piatek, dhe takimi mes tyre fillon në mbrëmje.
Por, Giampaolo nuk është i impresionuar aspak me performancat e sulmuesit deri tani këtë sezon dhe pritet të bëjë ndryshime në takimin e ardhshëm në Serie A.
Trajneri pritet të startoj në këtë ndeshje me Ante Rebic si sulmues dytësor prapa Rafael Leaos.
“Rossonerët” synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas tri disfatave radhazi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...