Interi mund të ketë në dispozicion sulmuesin Romelu Lukaku këtë vikend në ndeshjen derbi kundër Juventusit.
Lukaku mungoi në disfatën 2 me 1 ndaj Barcelonës për shkak të tendosjes muskulore, por Corriere dello Sport raporton se ai ka marrë pjesë në stërvitje për shkak se ka refuzuar të pushojë, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, shanset e sulmuesit për të startuar në San Siro vlerësohen “lartë”, por trajneri Antonio Conte mund të zgjedhë për të mos rrezikuar me të.
Alexis Sancehz nuk mund të përballet kundër Juves për shkak të suspendimit, por Stefano Sensi pritet të luaj më përpara si një sulmues dytësor ashtu siç bëri kundër Barcelonës.
Matteo Politano dhe Matias Vecino janë gjithashtu në gjendje për të mbuluar hapsirat si sulmues./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...