Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa në orët e mëngjesit
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin Lindor.
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa në orët e mëngjesit.
Njëra nga raketat ka rënë në Detin Lindor rreth orës 07:20 me orën lokale ndërsa tjetra në brigjet Shimane një nga qytetet lindore të rajonit ekskluziv ekonomik të Japonisë.
Raketat e lëshuara nga një nëndetëse janë ngritur në lartësinë 910 kilometra dhe më pas kanë rënë 450 kilometra më tej nga vendi i lëshimit.
Ndërkohë theksohet se në testimin e raketave në fjalë nuk ka patur ndonjë dëm të municioneve ushtarake.
Koreja e Veriut e cila shpeshherë shkrep raketa në Detin Lindor, thuhet se për herë të fundit ka testuar këtë lloj rakete në vitin 2016. Gjatë këtij viti Pheniani ka kryer 11 testime raketore.
Qeveria verikoreane dje tha se është dakorduar me Washingtonin që më 4 tetor të zhvillojnë bisedime paraprake mbi çështjen bërthamore dhe bisedimet në nivelin e punës më 5 tetor./AA
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës