Lëvizje në Policinë e Shtetit.
Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe.
Referuar burimeve nga Policia, “BalkanWeb” raportoi se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot.
Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.
Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës