Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se LDK-ja ka udhëhequr me Qeverinë vetëm për dy vite e gjysmë duke shtuar se pjesa tjetër është udhëhequr nga UNMIK-u.
Ajo thotë se për këto dy vjet e gjysmë, LDK-ja ka dëshmuar se merr vendime që rrisin zhvillimin ekonomik e që nuk iu ikë përgjegjësive.
Sipas saj, LDK-ja nuk ka pasur asnjë skandal korruptiv, nuk ka pasur ministër me aktakuza, përkundër që ka pasur një partner si PDK-ja.
Ajo thotë se sot në krye të betejës është ajo dhe nuk do e dëshpërojë elektoratin në raport me PDK-në.
“Ne kemi treguar se sa do të ofrojë LDK-ja në vendimet që janë në interes të qytetarëve. LDK-ja nuk do të duhej të vlerësohej vetëm për një veprim, por për veprimtarin e saj 30 vjeçare. Nëse vlerësohet si e tillë do të shohin se kjo parti ka vënë themelet e shtetit. Një parti e cila ka ofruar dhe ka marrë pjesë në proceset e shtetndërtimit”, ka thënë ajo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...