Pep Guardiola ka injoruar zërat e shumtë se Manchester City duhet ta fitojë Champions Leaguen këtë sezon, duke thënë se “S’do ta vras vetën” nëse dështon.
Pep është në sezonin e tretë në Angli dhe ka fituar shumë trofe, veçuar dy herë Premierligën, por trofeu i Champions League është ai që po i mungon klubit anglez dhe me ish-trajnerin e Barcelonës, të gjithë besojnë se mund të ia dalin.
“Po, definitivisht (triumfi në Champions League është hapi i radhës për City) por nganjëherë nuk është e mundur”, tha Guardiola në konferencë për media.
“Nganjëherë të duhen pesë vite, nganjëherë shumë më shumë. Barcelona është në zemrën time dhe fitoi Championsin e parë më 1992. Dua ta fitoj, por nëse se fitoj s’do të ndryshojë asgjë në jetën time. S’do ta vras vetën për këtë”.
“Në konferencën time të parë ishte e njëjta pyetje, jeni këtu për ta fituar Champions Leaguen. Unë dua ta fitoj, njerëzit në klub duan ta fitojnë, tifozët duan ta fitojnë, por është e pamundur të ndodhë dhe ta bëjmë këtë pa e ndj se duam ta bëjmë. Tentuam në sezonin e parë, në sezonin e dytë ku ishim në garë për katër trofe”, shtoi Guardiola, që shkroi histori në fund duke fituar tripletën për herë të parë në Angli. /Express
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...