Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sonte edhe banorë të fshatrave Sankoc, Çikatovë dhe Abri të Drenasit. Ai ka thënë se i gjithë Drenasi do ta tregojë veten më 6 tetor dhe se luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër.
“I gjithë Drenasi, më 6 tetor, do ta tregojë veten. Me Sankoc, Çikatovë, Abri dhe me çdo lagje e fshat do t’i japë fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi partia e lirisë, e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si Kryeministër. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...