“Metallica” e ka anuluar turneun aktual në Australi dhe Zelandë të Re, sepse frontmeni James Hetfield duhet të shkojë sërish në rehabilitim për të hequr dorë nga alkooli – shkruan Sky News.
Bendi legjendar amerikan është dashur të mbante koncerte në muajin tetor në Perth, Melbourne, Sydney, Brisbane dhe Auckland, në kuadër të turneut ‘Worldwired’.
Anëtarët tjerë të bendit ‘heavy-metal’, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, e kanë konfirmuar lajmin për anulimin e turneut.

Hetfield me vite të tëra ka luftuar me vartësinë ndaj alkoolit, mirëpo nuk ka arritur që të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ky ves i keq.
https://twitter.com/Metallica/status/1177734688351252481
“Siç e dini shumica nga ju, vëllai ynë James po lufton me vartësinë qe shumë vite. Tash, fatkeqësisht, duhet sërish të hyjë në programin e mjekimit, në mënyrë që të trajtohet”, shkruan mes tjerash në Twitter.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...