I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në tubimin e koalicionit në Istog.
Ai ka folur, përveç tjerash edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm.
“Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marr unë, por me e ndal atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparent, me rreziqe për Kosovën. Për fat është ndalë dialogu i zonjës Mogherini, është heq ai dialog edhe zotit Thaçi e zotit Vuçiq ia kam larguar dialogun, jo me e marr unë po ia kam largu dialogun e kemi çu në tavolinë te Merkel dhe Macron. Kjo nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe nuk do të ndodhte pa përkrahjen e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje