Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit të pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës.
Plazhet janë të mbushur me pushues vendas dhe të huaj të cilët po shfrytëzojnë këto ditë të ngrohta vjeshte, duke pohuar se kjo stinë është koha më e bukur për të përë plazh.
Përveç frekuentuesve të plazhit, Vlora këtë fundjavë është frekuentuar nga nxënës të shkollave të Kosovës.
Rreth 200 nxënës kanë zgjedhur Vlorën në kuadër të ditës së Trashëgimisë Kulturore për të vizituar vendet historike të qytetit, ku me interes për ta shihet shtëpia muze e Pavarësisë.
Ndryshe nga vitet e tjera, moti i qëndrueshem ka bërë që sezoni turistik të zgjatet deri në fund të shtatorit.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...