Barcelona ka regjistruar fitoren e parë sezonale si mysafirë pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni i Spanjës fitoi 2 me 0 kundër Getafes në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Luis Suarez realizoi golin e epërsisë derisa kishin mbetur edhe katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Goli i dytë u realizua nga mbrojtësi Junior Firpo në minutën e 49′ të pjesës së dytë.
Gjiganti katalunas kishte edhe disa raste të tjera me anë të Suarez për të realizuar por mysafirët nuk u treguan konkret.
Barcelona tani qëndron në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë – një më pak se Real Madridi si lider dhe me një ndeshje më pak, ndërsa Getafe qëndron në pozitën e njëmbëdhjetë me vetëm shtatë pikë./arbresh.info/
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...