Ylli i Real Madridit, Eden Hazard është i gatshëm për derbin e sotëm (e shtunë) kundër Atletico Madridit.
Hazard ka folur për disa pjesë kryesore rreth ndeshjes mbrëmjen e sotme derbi në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
“Mentaliteti juaj – në një ndeshje derbi ky është kryesori dhe një gjë që është edhe më e rëndësishme është dëshira juaj”, ka thënë fillimisht sulmuesi belg.
“Kur ju jeni një futbollist, ju e dini se si janë derbit. Ju e dini se çfarë duhet të bëni, ju duhet vetëm të fitoni, ju nuk keni nevojë që bashkëlojtarët tuaj ta thonë këtë”
“Ju e dini se si është energji, pasioni dhe rivaliteti mes tifozëve për këto ndeshje, veçanërisht kur janë dy skuadra nga një qytet i njëjtë si Real Madridi dhe Atletico”
“Dua të shënoj dhe të fitoj në derbi. Dua thjeshtë t’i bëjë tifozët e lumtur”, shton Hazard.
Derbi në Wanda Metropolitano mes Atleticos dhe Realit fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...