Emri i Neymarit është lakuar edhe në konferencën e fundit për shtyp të Ernesto Valverdes, por trajneri i Barcelonës duket qartë se është i irrituar me pyetjet rreth tij.
Ndryshe nga muajt e kaluar kur pyetjet ishin lidhur me të ardhmen e tij dhe rreth një rikthimi të mundshëm në Camp Nou, Valverde është pyetur pasditen e sotme (e premte) rreth një rasti në gjykatë që përfshin Neymarin kundër klubit katalunas, transmeton portali arbresh.info.
“Bisedimet për Neymarin nuk përfundojnë asnjëherë”, ka thënë me arrogancë Valverde kur është pyetur në konferencë për shtyp rreth tij.
“Gjatë verës, ne të gjithë dëshironim të vije shtatori në mënyrë që të përfundojnë këto [thashethemet] dhe tani unë nuk kam asgjë për të dhënë më shumë”
“Të gjitha këto bisedime [në lidhje me paraqitjen e tij në gjyq kundër klubit] janë çështje kontraktuale dhe nuk kanë të bëjnë me sferën time apo fuqitë e mia, janë çështje të brendshme – gjithçka mbi mua”
“Qëllimi jonë është të kemi një konferencë shtypi ku nuk flitet për Neymarin”, shton Valverde./arbresh.info/
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...