Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se lojtari i transferuar gjatë verës, Eden Hazard, do të bëjë dallimin në derbin në Madrid kundër Atleticos.
Reprezentuesi belg arriti nga Chelsea këtë verë për 100 milionë euro, por pas një lëndimi në fillim, ende nuk ka gjetur portën te klubi i ri, transmeton portali arbresh.info.
Hazard me gjasë do të jetë startues te ‘Los Blancos’ në treshen frontale ku do të jenë të përfshirë Karim Benzema së bashku me Gareth Bale.
“Ne e dimë nivelin se çfarë lojtari është ai, kjo është arsyeja pse klubi nënshkroi me të”, ka thënë Zidane fillimisht në konferencën e sotme (e premte) për shtyp kur është pyetur për Hazardin.
“Ai mund të shfaq kualitetin e tij në çdo moment dhe ashtu bëri edhe kundër Sevillas, por ne shpresojmë të rikthehet plotësisht dhe të vazhdoj me paraqitje të tilla për ne dhe të bëjë dallimin”
“Sigurisht, të gjithë presin një nivel shumë të lartë dhe ai është në dijeni për këtë. Ne e mbështesim plotësisht dhe i besojmë atij. Ai është me ne”
“Ai është një lloj lojtari që shkëlqen në këto lloj ndeshje, ashtu si të gjithë lojtarët që ne i kemi këtu – ata përgatiten për këto ndeshje”, shton Zidane./arbresh.info/
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...
Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e I...
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...