Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, bashkë me shefin e edukimit të gjeneratave të reja në UEFA, Jean Francois Domergue, dhe zyrtarë të FFK-së e kanë vizituar një fushë në Mitrovicë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se presidenti i Federatës, Agim Ademi, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, i kanë shoqëruar Bernard Challandesin dhe Jean Francois Domerguen në një vizitë në fushën me barin sintetik në Mitrovicë, transmeton Gazeta Express.

Kjo fushë, në të cilët të lartpërmendurit u pritën nga drejtuesit sportiv të qytetit dhe drejtuesit e klubit Trepça ’89, ishte ndërtuar kohë më parë në kuadër të partneritetit të FFK-së me UEFA-n.

Gjatë kësaj vizite, zyrtari i UEFA-s ka pasur rastin të ndjekë një stërvitje të grupmoshave të reja të Trepçës ’89.
Në anën tjetër, Challandes do ta ketë fokusin te dy ndeshjet e radhës të Kosovës – ndeshja miqësore kundër Gjibraltarit dhe ajo kundër Malit të Zi për kualifikim në EURO 2020 – të cilat do të zhvillohet më 10 dhe 14 tetor.
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...