Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Prokuroria Speciale njofton se personi i parë i arrestuar është Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Ndërkaq, personi i dytë i arrestuar është Polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje të ryshfetit”.
Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...